Fiks Fare/ Dr. i Ujësjellësit: 1 orë ujë se në dimër vadisin bahçet!
08/03/2022 20:30

Gazetarët e Fiks Fare biseduan në telefon me drejtorin e Ujësjellësit të Pogradecit, i cili pranoi se tenderi ka qenë me afat deri në datën 15 shtator 2021. Por, ai justifikohet se afati u shty për shkak të borës dhe ngricës. "Objekti ka ngelur vetëm për t'u kolauduar për shkak se energjia elektrike nuk është lidhur akoma. Afati i bërjes së punimeve ka mbaruar më 15 shtator (2021) më duket. Nga shtatori deri tani unë miratova, bëra projektin elektrik për ta lidhur, se OSHEE kërkon projekt elektrik më vete. Jam duke bërë linjën elektrike. Ndërkohë dy muaj ishte ngricë dhe dëborë, unë nuk bëja dot asnjë lloj punimi. Dhe i bie që unë në momentin që lidh energjinë elektrike, do bëj kolaudimin e gjësë. Ujësjellësi ka ca pompa aty, ato pompat duan korrent. Nëse lidhet ajo, aty do ketë nga 18 deri 24 orë ujë në ditë në varësi të konsumit që bëjnë njerëzit. Sot kanë një orë më duket!" pohon ai, ndërsa thotë se aktualisht ata banorë kanë vetëm 1 orë në ditë ujë të pijshëm. "Edhe 1 orë në ditë kanë ata se të gjithë janë pa matje dhe të gjithë vadisin bahçet!" vijon ai, ndërsa gazetarët e pyesin se gjatë këtyre muajve ka qenë borë e ngricë dhe bahçet nuk janë vaditur, "Vadisin bahçet, përshembull që mos t'i ngrijë tubi e le çezmën hapur ai" vijon drejtori, ndërsa pas pyetjes se përse janë lënë në mes punimet, thotë se supervizori i punimeve i ka sjellë në zyrë një dokument që firma i ka kryer të gjitha punimet! "Testimin unë me presion duhet ta bëj në momentin që fus pompën në punë. Pompa futet në punë duke u lidhur energjia elektrike dhe ndaj ka ngec kjo historia" thotë ai, ndërsa në lidhje me punimet e vitit 2005 shton se në atë zonë kishte më shumë se 10 vite që nuk ishte investuar. Në fund, drejtori jep datën 15 mars 2022 si afat të fundit kur do të përfundojnë të gjitha punimet.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB