Një qytetar u ankua në Fiks Fare se Dogana ka vendosur çmime reference për automjete me vitprodhimi pas vitit 2012. Ai ka gjetur një automjet për 7500 euro në Zvicër, por i duhet të paguajë doganë për atë automjet sikur e ka blerë mbi 10 mijë euro. Kjo për shkak se Dogana Shqiptare, pavarësisht sa i blejnë qytetarët shqiptarë këto mjete, ka vendosur "çmime reference", duke mos njohur kontratat e shitblerjes së vendeve perëndimore.