Rastet e shantazhimeve dhe kërcënimeve nëpermjet rrjeteve sociale janë kthyer në një shqetësim të madh sot për shoqërinë tonë. I tillë është edhe rasti transmetuar në Fiks Fare mbrëmjen e së hënës,ku një e vajzë nga Lezha shantazhohet nga një djalë me të cilin kishte shkruajtur për një javë në rrjetet sociale. Edhe pse kanë kaluar plot 4 vite nga ky komunikim përndjekja dhe shantazhimi ende vazhdon. Për këtë arsye vajza i drejtohet Fiks Fare pasi e sheh të pamundur të gjejë drejtësi në policinë e Lezhës, pasi përndjekësi është djali i një polici.