Gazetarët e emisionit investigativ e blenë këtë medikament në dy farmaci veterinare, njëra në Bubullime të Lushnjes dhe tjetra në Fier Shegan po Lushnje. Në rastin e parë farmacisti telefonoi djalin pastaj e shiti duke e shkruar edhe në përdorim Dimetridazol. Po ashtu në farmacinë tjetër shitet dimetridazol, por këtë herë farmacisti thotë se nuk është 100 përqind i tillë por 60 përqind dhe është në ngjyrë gri. Ai e shet medikamentin dhe në fletën e përdorimit dhe mbi kapakun e ambalazhit shkruan ‘Dimetridazol”.