Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është strehuar te të afërmit në një qytet tjetër. Dy ditë pas transmetimit të këtij skandali, institucionet shtetërore kanë sistemuar vajzën e mitur. Bashkë me të, do të qëndrojë edhe vëllai i saj 5-vjeçar. Denoncuesi i këtij skandali falënderoi emisionin "Fiks Fare" për sensibilizimin dhe reagimin e institucioneve shtetërore.