Intervistë me Sadala Sefi, ish anëtar I MEK, larguar nga organizata në 2017. Ai e cilëson organizatën një sekt, dhe u shpall spiun i qeverisë iraniane vetëm e vetëm se donte të kontaktonte me vajzën e tij. Por kjo është një nga gjërat thelbësore të organizatës mos lejimi i kontakteve familjare. Njerëzit që janë brenda në organizatë janë njerëz shumë mirë të përgatitur ushtarakisht.