Menjëherë pas këtij miratimi zyrtar, Fiksi intervistoi deputetin Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Shqipërisë .Ai deklaroi se këto kandidate i njihte prej vitesh, madje e kishin ndihmuar të ndërtonte edhe programin e partisë së tij. Ai i bën thirrje shqiptarëve të votojnë kandidatet që ai ka zgjedhur, pasi del vet garant për pastërtinë dhe integritetin e figurës së tyre duke i "shitur"si figura shumë të rëndësishme dhe me kontribut të çmuar në partinë e tij.