Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurën e emërimit të një nëndrejtori shkolle në Fierzë, Tropojë. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione për z.Alfred Alfredajn, i cili ka qenë i dënuar vite më parë për shpërdorim detyre.