Fiks Fare/ Denoncuesi: Komuna Dragash po shkel ligjin, nuk na shpall fitues!
31/05/2021 20:30

Administratori i firmës 'Puna Shpk' Ardian Halilin ankohet në Fiks Fare se Komuna Dragash është duke mbajtur një qëndrim jo ligjor, pasi nuk po shpall fituesin, i katërti në listë, kur tre ofertuesit e parë janë shpallur të papërgjegjshëm. Ai thotë që për këtë arsye, kanë bërë edhe një kallëzim pranë prokurorisë, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Sipas tij OSHP-ja ka marrë 9 vendime , i fundit është urdhëresë për rivlerësimin e ofertave. Ky vendim nuk është zbatuar prej Komunës Dragash dhe në bazë të ligjit lënda ka përfunduar në gjykatë. Por sipas tij, për sa kohë gjykata nuk ka marrë një vendim për pezullimin e procedurave, atëherë në bazë të ligjit Komuna Dragash duhet të vijojë më shpalljen e fituesit. Institucioni më i lartë për vlerësimin e një procedure tenderimi në Kosovë është Organi i Shqyrtimit të Prokurimit. Ky i fundit qysh prej vitit 2017 e në vazhdim ka nxjerrë 9 vendime, i fundit është ai i Marsit të vitit 2020. Vendim, i cili urdhëronte Autoritetin Kontraktues, Komunën Dragash, të vijonte më procedurën e shpalljes së fituesit. Duke qenë se 3 operatorët e parë, ishin cilësuar në të gjitha vendimet si të papërgjegjshëm dhe qe nuk i plotësonin kushtet për të fituar tenderin, duhej që të shpallej fitues, ofertuesi i katërt i cili plotësonte kushtet, dhe kishte ofertën më të vogël krahasuar me ofertuesit e tjerë poshtë tij. Fondi limit për këtë tender, i shpallur nga Kumuna Dragash, është 2 milion euro. Ndërsa ofertuesi i katërt për realizimin e punimeve kishte ofruar shumën e 1.5 milion eurove. Shumë që ishte gati 500 mijë euro më pak se fondi limit. Por pavarësisht kësaj, komuna Dragash vendosi të mos zbatojë vendimin e OSHP-së dhe procedurën ta çojë në gjykatë. Kjo e fundit nuk ka marrë asnjë vendim apo pezullim për mos vijimin e shpalljes së fituesit. Kjo e vendos Komunën Dragash në një pozicion të vështirë, por të qartë, pasi duhet të vijojë me shpalljen e fituesit pavarësisht se lënda është për gjykim.

Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45