Alfons Ulbanin në intervistën e tij për Fiks Fare denoncon dhunimin e pronës së tij private nga Kisha Katolike e Shkodrës. "Kjo është shtëpia e babës, e kam me letra. Po Kisha e pretendon, meqë ka pasur kopsht, është e jona. Ata s’kanë letra, nuk e kuptoj, kanë shkatërruar derën e oborrit. Shkatërruan bravën e derës dhe u futën brenda. Më kanë vjedh. Më kanë vjedh gjithë pasurinë e babës. Kanë ardhur me furgonë. I kam të gjitha të filmuara" tregon ai.