Kujtim Bakalli tregoi se është bërë pronar i 17 mijë e 500 metra tokë me vendim të Kthim Kompesimit të Pronave. Pronë në të cilën janë edhe disa objekte shtetërore për të cilët ligjërisht kishte të drejtën e parablerjes. Ai tregon se Çiftja është avokat dhe të gjitha herët që ka vajtur çështja në prokurori është mbyllur. Ai kërkon ndihmën e Fiksit, “Unë kam më shumë besim te Fiksi se tek çdo institucion shtetëror” thotë Bakalli.