Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin Fiks Fare se i kanë rrëmbyer dhe trafikuar drejt Italisë 2 fëmijët e tij 7 vjeçar. Për të cilët ka denoncuar edhe në policinë Berat dhe prokurorinë e rrethit. Por sipas tij nuk është bërë asgjë. Madje së fundmi nga një shkresë që ka arritur të sigurojë nga Avokati i Popullit ka mësuar se prokuroria ka regjistruar veprën penale "Braktisje fëmijësh" dhe pse pranon se ka indicie që fëmijët janë në Itali dhe nuk janë kaluar legalisht.