Fiks Fare/ Denoncoi shkeljet, firma lë në qiell të hapur 89-vjeçarin
09/12/2021 20:30

Një firmë e pa deklaruar në organet shtetërore kryente punime si nënkontraktore në banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonën e Shijakut. "Priam 20" nuk figuronte në regjistrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por pavarësisht kësaj kryente ndërtimin e banesave individuale në lagjen "Popullore" në Shijak. Emisioni investigativ "Fiks Fare" faktoi në muajin maj 2021 gabimet e ndërtimit të banesave individuale, ku një "inxhinier" 89-vjeçar tregoi se firma kryente punime të dobëta. Madje, brezi i betonit në mes të mureve nuk ishin lidhur me kolonat. Në atë kohë, gazetarët e "Fiks Fare" kontaktuan me z.Besim Uruçi, administrator i firmës "Priam 20". Ai tha se, grupi i punës që kishte kryer punime te banesa e z.Yzeir Beqiri, 89-vjeç, kishte bërë shumë gabime dhe se i kishte dëbuar. Në maj 2021, z.Uruçi i premtoi pronarëve të banesës dhe gazetarëve se do të riniste punën dhe do e mbaronte për disa javë. Por, çfarë ndodhi pasi këtij premtimi? Fiks Fare shkoi sërish në Shijak, në banesën e z.Yzeiri. Gjendja? E njëjtë! Asnjë tullë nuk ishte vendosur. "I kanë lënë punimet në mes, as nuk i ka prishur dhe as ka ndrequr. Gjatë kësaj kohe janë bërë pallate nga 8 kate, ndërkohë banesa 1-katëshe nuk është ndërtuar" thotë Yzeiri. Në maj 2021, z.Uruçi tha se do të riparonte të gjitha dëmtimet. Por, disa muaj më pas, i njëjti person thotë se është larguar nga ajo punë. Ndryshe nga hera e parë, z.Uruçi pretendon se ka qenë nënkontraktor dhe e ka dorëzuar punën. Gazetarët e pyesin se përse i ka lënë në mes dhe cila firmë e ka, ndërsa ai përgjigjet se informacionin duhet ta merrnin pranë Bashkisë së Shijakut.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
DIGITALB DIGITALB