Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në shëndetësi, ku një i ri ka rrezikuar jetën pasi stafi i një spitali privat i dha CD-në e një skaneri që kishte bërë një pacient tjetër. Ardian Cami ka dyshime të forta se edhe mjekimi që ka marrë nga ky spital është i personit tjetër, pasi skaneri tregonte se pacienti tjetër "ishte për intubim".