Fiks Fare/ Denoncimi i Fiks Fare në 2019: Ura e Zogut rrezikon shembjen, askush s’reagoi!
03/02/2021 20:30

Në shkurt të vitit 2019, Fiks Fare, vëzhgoi disa ura në të gjithë Shqipërinë, ku një nder to ishte Ura e Zogut, e ndërtuar rreth 90 vite më parë. Bashkë me inxhinierin Xhevair Ngjeqari, emisioni investigativ tregoi se Ura ishte lënë në mëshirë të fatit për një periudhë të gjatë, çka rrezikonte shembjen në rast të mos ndërhyrjes. Dhe, plot 2 vite pas këtij denoncimi, Ura e Zogut, mbi lumin Mat, ka filluar të shkatërrohet. Disa këmbë të saj po shkatërrohen dita-ditës, teksa asnjë prej institucioneve nuk kanë ndërhyrë për rregullimin e kësaj situate. Gazetarët e Fiks Fare vëzhguan nga afër urën apo edhe faktuan dëmtimet e saj. Një pjesë po fundosej dita-ditës dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë këtë vepër. Megjithëse prej 20 vitesh duhej të mbrohej nga shteti, sërish nuk është vënë asnjë dorë nga institucionet qendrore dhe lokale. "Pronari" i saj, Ministria e Kulturës, nuk ka bërë asnjë rehabilitim, ose të paktën konservimin e saj. Të gjitha dëmtimet u faktuan në denoncimin e Fiks Fare në vitin 2019, por problematika e ngritur, apo edhe apeli i inxhinierit Xhevair Ngjeqari, ranë në vesh të shurdhër. Askush nuk veproi! Inxhinieri tha në atë kohë se nuk ka një urë të ngjashme në Europë dhe ajo duhej të kishte një mbrojtje të veçantë. Mund të bëhej një projekt për rivitalizimin e saj, funksionimin si një pikë turistike. Nëse urat në të gjithë Europën janë qindra mijëra vjeçare, në Shqipëri, edhe ato pak trashëgimi, po shkatërrohen. Dhe, më e keqja, askush nuk vepron.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30