Fiks Fare/ Denoncimi i banorëve: Livadhi po shndërrohet në një gërmadhë
05/04/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi një tjetër masakër mjedisore, kësaj herë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë; plazhi i Livadhit në Himarë! Një firmë, e cila ka fituar një tender plot 5 milionë euro, ka marrë pa leje rërë dhe inerte nga bregu i detit. Gjurmët janë të dukshme, pasi bregu i detit ka ndryshuar rrënjësisht. Eskavatorë dhe mjetë të tjera të rënda kanë shkuar në këtë bregdet dhe kanë filluar të hapin kanale dhe të zhvendosin qindra metër kub inerte. Investitori i këtij projekti është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nuk ka asnjë dijeni për këto punime, pasi "ende nuk është dhënë leja nga KKT". Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan dhjetëra banorë të Livadhit, Himarë. Dhe, pamja e parë që hasi grupi i Fiksit ishin pikërisht eskavatorët e mëdhenj që kishin "pushtuar" një nga plazhet më të bukur të Shqipërisë. Këto mjete kishin marrë rërë dhe inerte nga deti dhe po i zhvendosnin qindra metra më larg. Ndërkohë, një mjet i tonazhit të rëndë kishte hapur një kanal të madh, duke e kthyer zonën në një gërmadhë. Banorët i treguan gazetarëve të Fiks Fare se, disa javë më parë, një firmë ka shkuar në atë bregdet dhe ka filluar punimet. Pa vendosur më parë një tabele për projektin, pa asnjë konsultim me banorët dhe pa asnjë lajmërim. "Kanë ardhur dhe kanë marrë rërën dhe inertet që nxjerr deti dhe i kanë vendosur anës. Më pas, ky mjet ka hapur një kanal të madh" thonë ata, ndërsa rezulton se punime ka në të gjithë bregdetin e Livadhit. Banorët pohojnë se bregu dhe rëra është pronë e të gjithëve dhe nuk mund të merren dhe të ndërtohet diçka. "S'ka ardhur askush të konsultohet me ne. Erdhën direkt dhe filluan punë. Nuk e di si mund të punosh në këto kushte" pohojnë ata.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30