Fiks Fare/ Denoncimi, biznes privat në xhamitë e rrethit Dibër
29/11/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës problematikat e pronave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në rrethin e Dibrës. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa informacione se në xhamitë në Dibër po bëhej biznes. Në minarenë e një xhamie ishte vendosur një antenë e një kompanie celulare, në xhaminë tjetër antena të një Tv Kabllor, ndërkohë në pronat e xhamisë ishte ndërtuar edhe një lokal privat. Një besimtar tregoi për "Fiks Fare" këto problematika, duke filluar nga prona në afërsi të Xhamisë së Madhe në Peshkopi. Ai tha se kjo xhami është ndërtuar pak vite më parë dhe ka kushtuar rreth 30 milionë lekë. Sipas tij, me një shumë prej 7 milionë lekësh të reja është blerë edhe një ambient privat ngjitur me xhaminë. "Në këtë pronë është ndërtuar një lokal privat. E përdor imami i xhamisë, por është blerë nga Myftinia e Dibrës. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Këshilli i Myftinisë" thotë besimtari. Më tej pohon se, xhamia e vjetër në Peshkopi, atje ku u hap shkolla e parë shqipe në atë qytet, është lënë në mëshirë të fatit. "Nuk është vënë dorë prej vitesh dhe rrezikon besimtarët që shkojnë e falen përditë në atë vend" vijon besimtari, ndërkohë që deklaron se janë shpenzuar miliona për xhami në fshatra të vegjël dhe xhamia në qytet është në këtë gjendje. "Rrezikojnë përditë jetën. Askush nuk kujtohet" deklaron ai, ndërsa denoncon edhe biznesin me antena të kompanive celulare të vendosura në minare. Një rast i tillë është në xhaminë në Maqellarë, ku në minarenë e xhamisë është vendosur një antenë e tillë, pa pyetur aspak besimtarët. Nga ana tjetër, në minarenë e xhamisë në fshatin Sohodoll janë vendosur antena të një TV Kabllori dhe interneti.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
DIGITALB DIGITALB