Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfliktuar me njëri tjetrin. Të dy, burrë e grua, përfunduan në spital. Në atë kohë, ngjarja u pasqyrua në media, por edhe në rrjete sociale, teksa u aludua se mes çiftit kishte probleme pronësie. Pas kësaj ngjarje, e zonja e shtëpisë, Nasije Stafa iu drejtua emisionit Fiks Fare. Ajo thotë se problemet e pronësisë nuk i kanë me njëri - tjetrin, por me një firmë ndërtimi.