Fiks Fare/ “Çështja në prokurori”, Fiks Fare zgjidh problemin
30/11/2021 20:30

Gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollën "Trifon Prifti", aktualisht 9 - vjeçare, në fshatin Hamil të Njësisë Administrative Dërmenas Fier. Por, drejtoresha e shkollës nuk pranon që të japë shpjegime. Drejtoresha pohon se këto informacione i ka Drejtoria Arsimore e Fier. Por, edhe kjo e fundit nuk kishte informacione. Fiks Fare pyeti në Zyrën Arsimore të Fierit për problemin e Ardianës, ndërsa mori një përgjigje se "amzat janë dokumente shkollore që krijohen, plotësohen, dhe shërbehen nga institucionet arsimore dhe janë detyrë e sekretarit të institucionit arsimor". Në përgjigjen me shkrim, ZVA Fier thotë se drejtoria e shkollës i është drejtuar me nje kallëzim penal Prokurorisë Fier me dyshimin se disa dokumente shkollore, nr e amzës, janë të falsifikuar. "Në këto kushte, drejtoria e shkollës ka pezulluar dhënien e dokumenteve shkollore që u përkasin këtyre amzave ku rezulton të jetë e regjistruar edhe Ardiana Plaku" vijon Zyra Arsimore. Shkolla e pranon se ka pasur falsifikime, për të cilat ka bërë edhe një kallëzim penal. Ndërkohë, në fund të përgjigjes, Zyra Arsimore thotë se qytetarja mund të bëjë kërkesë dhe do të pajiset sa më shpejtë me vërtetimin shkollor. Pas interesimit të "Fiks Fare", qytetarja mori deftesën e shkollës. "Dërgova vëllanë se vetë nuk jam në Shqipëri dhe ajo i tha se është bërë një shkelje. Ka lajmëruar prokurorinë dhe do ta zgjidh këtë çështje tha ajo dhe pas 1 jave do t'ju kthej përgjigje. Vajti vëllai, me fotografitë e mia, me prokurën që i kisha bërë, dhe e mori deftesën pa asnjë problem. Dhe pa ndihmën tuaj s'do kisha bërë gjë. Ndihma juaj ishte shumë, shumë, shumë e vlefshme dhe shumë e madhe. Ju falenderoj! Falenderoj shumë Fiks Fare që më ndihmuan dhe mora deftesën time dhe jam ktu ku jam" përfundon Ardiana.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
DIGITALB DIGITALB