Të gjithë kemi para çantat e mëdha dhe të rënda të fëmijëve në 9- vjeçare, ndaj dhe Fiksi ndërmori një vëzhgim për të parë sesa rëndojnë këto çanta. Prindërit ankohen se oraret e ngjeshura që kanë fëmijët, tejmbushin çantat e tyre me libra dhe fletore pune me një peshë të konsiderueshme. Peshë kjo që në një moshë të tillë shkakton dhe ka shkaktuar probleme me shtyllën kurrizore.