Fiks Fare/ Burrel/ Materniteti pa gjinekolog, gratë detyrohen të lindin në Lezhë ose Tiranë
26/01/2021 20:30

Materniteti i Burrelit prej një muaji është pa mjek gjinekolog dhe gratë detyrohen që lindjet t'i bëjnë në Tiranë ose në Lezhë. Mjeku që ka qenë në këtë spital i ka përfunduar kontrata 2 vjeçare dhe kërkesa për ta rinovuar atë, ende nuk ka marrë miratim nga Ministria e Shëndetësisë. Erion Tusha nga fshati Koms i Burrelit ankohet në Fiks Fare pasi gruaja e tij 8 muajshe shtatzëne nuk e merr dot shërbimin në maternitetin e Burrelit. Ai shpjegon se ajo ka një shtatzëni të vështirë dhe për këtë i duhen vizita dhe mjekime të shpeshta, dhe prej 10 ditësh ai i është drejtuar maternitetit të Burrelit, por e vetmja përgjigje që merr është se nuk ka mjek dhe duhet që gruan ta çojë në Lezhë ose në Tiranë. Në maternitet janë vetëm infermieret dhe sanitaret dhe ato i tregojnë se mjeku ka ikur që në dt 28-29 dhjetor se i ka mbaruar kontrata. Zgjidhje të vetme ka drejtimin në dy qytetet e sipërpërmendura. Edhe në bisedën e qytetarit Tusha me mjeken neanatologe Ëngjëllushe Gjoka konfirmohet se mjekut Halit Karanxha nga Malisheva e Kosovës i ka përfunduar kontrata dy vjeçare. Në këto kushte të gjitha gratë e Burrelit, por edhe të zonave përreth kur paraqiten për lindje, i dërgojnë me ambulancë drejt Lezhës apo Tiranës . Qyteti i Burrelit aktualisht ka një gjinekolog i cili ka dalë në pension, por ai punon në klinikën e tij private dhe shumica e grave që presin fëmijë e-kot dhe mjekimet e nevojshme i marrin pranë klinikës së tij. Por Erion Tusha shprehet se nuk i ka mundësitë ekonomike që të shoqen ta ndjek në një klinikë private, por me të drejtë kërkon që shërbimin ta marri në institucionin shëndetësor publik.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30