Shkolla e Burgjonit gjithsej ka 14 nxënës të cilët vijnë nga fshatrat Kokdodë, Aprripë e Gurit. Por gjendja e saj është e mjerueshme gati gati e kthyer në një gërmadhë. Pa banka, me mure të çarë dhe çati që pikon. Ndërsa tualetet vetëm të tilla nuk mund të quhen.Problematikë tjetër e këtij fshati është edhe ura lidhëse me tre fshatra të tjerë Kokdodë,Aprripë e Gurit dhe Fierzën. Prej kohësh ura është në gjendje të pakalueshme duke e bllokuar fshatin.