Fiks Fare u rikthye sërish në fshatin Blinisht të Mirditës, ku me ndërtimin e Rrugës së Arbrit banorëe ju prishën shtëpitë. Kjo pasi pati rrëshqitje masive të tokës dhe pothuajse krejt fshati u rrafshua. Por ende sot e kësaj ditë 6 familje nuk janë dëmshpërblyer. Kjo për faktin se nuk dispononin certifikatat e pronësisë. Por ata pretendojnë se duhet të dëmshpërblehen pasi kanë hartat, foto të shtëpive etj.