Rasti i nënë Luljetës nga Elbasani, i transmetuar në emisionin Fiks Fare, preku zemrat e mijëra shqiptarëve dhe solli një valë të jashtëzakonshme solidariteti. Shumë biznese u sensibilizuan dhe reaguan menjëherë. Rasti u transmetua edhe në Big Brother, ku nga shitja e gatimeve të banorëve u mblodhën 5 milionë lekë, të cilat iu dhuruan nënë Luljetës nga ish-banorët e këtij edicioni. Por ndihma është edhe më e madhe ku biznese të fuqishme morën përsipër rregullimin e shtëpisë.