Gazetarët iu drejtuan edhe Bashkisë Sarandë ku takojnë përgjegjësen e shërbimit social.Ajo tregon se janë bërë dy herë mbledhje për rastin në fjalë ku u vendos që vajza të shkonte në qendër rehabilitimi, por zbatimi i vendimeve nuk është më përgjegjësi e tyrja. Në këtë mënyrë edhe ata e delegojnë përgjegjësinë.