Fiks Fare u interesua edhe ne Bashkinë Rrëshen. Përgjegjësi i zyrës së Emergjencave Civile të Bashkisë Rrëshen thotë se rasti i familjes Buraku nuk është i vetmi. Ata kishin dhe dy raste të tjera nga goditjet e rrufeve në bashkinë e tyre, ku te njëra kishte dhe humbje jete njerëzore dhe ligji nuk i lejon për dëmshpërblim. "Nuk mund ta ndihmojmë, pasi nuk na lejon ligji" përfundon përgjegjësi Preng Bardhaj.