Fiksi iu drejtua Bashkisë Pogradec për të marrë ndonjë informacion në lidhje me investimet e programuara për fshatin Lin. Nën kryeatri Bashkisë Pogradec, Paskalin Aziko, pohon për Fiksin se bashkia e di gjendjen aktuale të fshatit dhe se në 2024 do fillojnë investimet në Lin. " Si zonë e mbrojtur nga UNESCO, projekti ka patur mbështetje maksimale që nga manastirët mozaik e deri tek infrastruktura , fasadat dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Projekti është pjesë e Fondit të Zhvillimit së bashku me një kompani gjermane KFV që do të rifillojë në 2024 dhe do ta shndërroj totalisht fshatin" përfundon nënkryetari.