Nënkryetarja e bashkisë pohon se situata është e agravuar, por nga ana e bashkisë është nisur studimi për rregullimin e saj në Ministrinë e Bujqësisë. "Dua t'u them se na është kthyer përgjigje se është aprovuar projekti dhe është miratuar dhe investimi i cili do të fillojë këtë vit e mbikqyruar nga Drejtoria e Ujrave dhe Kullimit Lezhë" përfundon nënkryetarja e Bashkisë Mirditë.