Fiks Fare/ Bashkia Finiq i jep tender nënkryetarit të bashkisë
27/12/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi një konflikt të pastër interesi, ku kompania e nënkryetarit të Bashkisë së Finiqit ka fituar një tender plot 50 milionë lekë të rinj nga Bashkia e Finiqit. Kompania "Kalivjoti", me letra në pronësi të vëllezërve të Ilia Kalivjotit, fitoi tenderin me objekt rikonstruksion i rrugës Dermish-Jermë, në Finiq. Emisioni investigativ faktoi se, pavarësisht se Ilia Kalivjoti nuk është në këtë firmë (me letra), ai vijon të drejtojë punimet. Madje, bashkëpunëtores së Fiks Fare ai i lë takim për punët e firmës. Disa muaj më parë, Bashkia Finiq, ka shpallur fituesin e tenderit me objekt rikonstruksion i rrugës Dermish - Jermë. Fondi për këtë tender ishte 79.9 milionë lekë. Fitues i këtij tenderi u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë "KALIVIOTI" & "ALBA KONSTRUKSION" me vlerë 51.9 milionë lekë. Fiks Fare ka hulumtuar dokumentet nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se kompania "KALIVIOTI" ka administrator z.Vangjel Kalivjoti dhe aksionerë Alqi Kalivjoti, Niko Kalivjoti dhe Vangjel Kalivjoti. Ndërkohë, në rubrikën "të dhëna që njoftohen vullnetarisht" si emër tregtar është "KALIVIOTI" dhe e-mail "[email protected]". Pra, e-maili i z.Ilia Kalivjoti, i cili është nënkryetar i Bashkisë Finiq. Ndërkohë, është i publikuar edhe një numër telefoni 0684022***. Nga një kërkim i thjeshtë në faqen zyrtare të Bashkisë Finiq, ky numër telefoni rezulton në emrin e z.Ilia Kalivjoti, nënkryetar i Bashkisë Finiq. Pra, të dhënat e firmës janë të z.Ilia Kalivjoti, pavarësisht se emri i tij nuk figuron vetëm te aksionerët. Sipas një dokumenti që disponon "Fiks Fare", z.Ilia Kalivjoti i ka dhuruar aksionet vetëm me letra në dhjetor 2015. Pasi që nga ajo kohë ai ka vijuar të drejtojë firmën!

Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
DIGITALB DIGITALB