Gjithashtu sot ndërhyri edhe Bashkia Dimal duke marrë vendim për të zgjidhur hallin e 78 vjeçares së dhunuar. Gazetarët e Fiksit bashkë me përgjegjësen e shërbimit social znj Nerita Heqimi, shkuan sërish në Poshnje në shtëpinë ku jeton e moshuara. Punonjësja tha se është marrë vendimi që bashkia do të paguajë 100 përqind qiranë e banesës për djalin , nusen dhe fëmijët bashkë me debinë që kanë në ujësjellës, në mënyrë që të mos jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ajo u zotua para kamerave se sapo të gjejnë shtëpinë do i nxjerrin jashtë menjëherë. Më në fund 78 vjeçarja shfaqet e lumtur, që ditët e mbetura të jetës së saj do i kalojë në qetësi.