Fiks Fare/ “Banorët të vendosin kufje”, pronari këshillon familjet pas zhurmave
17/05/2022 20:30

Banorët e lagjes "Postbllok" në Kuçovë vijojnë të jetojnë mes të pluhurit dhe zhurmave, megjithëse pushteti lokal dhe gjykata i ka dhënë të drejtë. Por, në "dorë" kanë vetëm letrat, pasi në terren gurorja vijon të punojë. Në datën 16 shkurt 2021, emisioni investigativ "Fiks Fare" denoncoi egzistencën e kësaj guroreje, e cila ishte në mes të një zone të banuar dhe në afërsi të rrugës Dimal-Kuçovë. Në atë kohë, banorët thanë se fabrika ka sharra të mëdha që bëjnë zhurmë dhe pluhur, pasi vendi ku priten nuk është i izoluar. "Në këtë lagje jemi disa familje dhe pranë banesave tona është një punishte guri. Bën zhurmë të madhe. Pret gurë të mëdhenj. Bën pluhur dhe institucionet nuk marrin masa. Është bërë e pamundur të jetosh nga zhurma që zgjat deri në 12 orë. Jemi ankuar kudo, te Bashkia Kuçovë që na thotë se është bërë biznes i vogël. IKMT e pezulloi disa muaj ndërsa AKM-ja na përgjigjet se janë në ristrukturim dhe nuk marrin dot masa" pohuan banorët, ndërsa thanë se nga zhurma e pluhuri "është me keq se Covidi". Në atë kohë, kamera e Fiks Fare xhiroi edhe punishten, e cila lëshonte një zhurmë të madhe, si pasojë e disa sharrave. Pronari i pikës tha se nuk kishin leje mjedisore, ndërsa pyetjes se përse ka një zhurmë të madhe thanë se "banorët të vendosin kufje". Pushteti lokal kishte bërë disa inspektime, por deri në shkurt 2021 s'kishin marrë asnjë masë. Ndërkohë, 15 muaj më pas, banorët kërkojnë sërish ndihmën e "Fiks Fare" për shkak të së njëjtës problematikë. Gazetarët udhëtuan sërish në lagjen "Postbllok", ku konstatuan të njëjta problematike; zhurmë dhe pluhur. "Falënderojmë Fiksin për denoncimin e parë. Pas kronikës së 16 shkurtit të vitit 2021, institucionet u vunë në lëvizje. Bashkia e Kuçovës mbylli aktivitetin.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB