Banorët e Laprakës protestojnë për fabrikën e tullave dhe tjegullave e cila ndot ambientin. Tymi ditë e natë që del nga oxhakët e kësaj fabrike është kthyer në tmerr për banorët e zonës. Inspektoristi i Mjedisit e ka pezulluar aktivitetin e fabrikës, por ajo sërish vazhdon aktivitetin e saj.