Fiks Fare/ Banorët e Torovicës, pas aksidentit me 3 viktima: Rrezikojmë jetën përditë!
14/01/2022 20:30

Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rrezikojnë përditë jetën, si pasojë e gurëve që bien në rrugë. Aksi Balldre-Torovicë konsiderohet si "rruga e vdekjes", por edhe pas rikonstruksionit prej 3 milionë eurosh, sërish në rrugë bien gurë të mëdhenj. Në tetor të vitit 2017, një gur i madh u shkëput nga mali dhe i mori jetën 3 personave, dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre. Ata po udhëtonin me një mjet tip foristradë, kur befas një gurë i madh u shkëput nga mali dhe goditi makinën e tyre. Pas këtij aksidenti, rruga u rindërtua në vitit 2019, por edhe pas rikonstruksionit sërish rrezikshmëria është e njëjtë. Banorët e zonës ankohen se të tillë gurë shkëputen në ditët me shi, duke rrezikuar shtëpi dhe automjetet që lëvizin në këtë akt. "Kam qenë këtu ditën e aksidentit në tetor 2017. Tmerr, disa të vdekur. Por, edhe pas kësaj kohe ne rrezikohemi sërish. Na bien gurë në shtëpi, në bahçe dhe bien në rrugë. Kemi frikë të jetojmë. Kur bie shi jemi me sy e veshë nga mali" thotë një banore, e cila ka shtëpinë afër vendit ku ndodhi aksidenti i tetorit 2017. Ndërkohë, pak metra më larg, një çift kanë nxjerrë bagëtitë për t'i kullotur. Ata thonë se një gur i madh, i njëjtë me atë të aksidentit të 2017-ës është gati për t'u shkëputur nga mali. "Kemi frikë të jetojmë. Një gur i madh është gati për t'u shkëputur. Ndërkohë, gurë më të vegjël bien sa herë bie shi. Bien në rrugë, në shtëpi. Deri tani na ka mbrojtur Zoti" thonë ata. Ndërkohë, pas aksidentit, qeveria u kujtua të rikonstruktojë këtë segment të degraduar. Sipas dokumenteve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit akordoi 379 milionë lekë të reja për rrugën që përdoret nga 10 mijë banorë të zonës së Lezhës dhe Shkodrës. Rruga, e gjatë 19 kilometra përfundoi se ndërtuari më dhjetor 2019.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
DIGITALB DIGITALB