Banorët e këtij pallati tregojnë se pallati i tyre ka nevojë për rikonstruksion, por që nuk po bëhet edhe pse kanë kaluar 4 vjet. Një prej banorëve tregon se kanë marrë nga 500 mijë lekë për rikonstruksionin e hyrjeve brenda, ndërkohë për ndërhyrjen në strukturë duhet të ndërhyjë bashkia gjë të cilën nuk e ka bërë. “Ne jetojmë me qira , bashkia nuk na jep asnjë afat se kur do e bëjë rikonstruksionin” thotë një banor. Një tjetër banor tregon se kanë vajtur disa herë në bashki, por askush nuk merret me hallin e tyre ndaj kërkojnë ndihmën e Fiksit.