Fiks Fare/ Babai shet 5000 euro fëmijën e palindur: Bëj ç’të duash me të!
06/02/2023 20:30

Në takimin e parë me gazetarët e “Fiks Fare “ Emre dhe Rexhina janë takuar në një lokal në hyrje të Durrësit. Gjatë bisedës Emre Nuredini shprehet se “ kam gruan 5 muajshe shtatëzën, por akoma nuk e dimë gjininë e fëmijës". Madje sipas tij ai ishte nisur ditën që takoi gazetarët për të bërë edhe Eko-n për të mësuar gjininë e fëmijës. Por edhe pse nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen dhe gjininë e fëmijës në barkun e nënës, ata janë të gatshëm ta shesin. Në prani edhe të bashkëshortes Emre bën pazar me gazetarët e Fiksit duke i kërkuar 5000 euro për fëmijën e palindur ende. "Nëse bini dakord çdo vizitë që do kryhet do jeni të pranishëm" shprehet babai shitës. Emre gjithashtu sqaron gjithë procedurën që do ndiqej derisa të lindë fëmija. " Në momentin që gruaja do lindë ti do jesh në spital i pranishëm dhe gruaja ime do thojë që këtë fëmi ia fal motrës, edhe unë do them që ia fal kunatës dhe pastaj ti bën regjistrimin mbi vete të fëmijës" sqaron Emre. " Pasi të bëj ekon se ça e ka djalë a vajzë, në momentin që gruaja ime do ketë dhimbje unë do të njoftoj po është keq. Gjatë kësaj kohe do rrimë në kontakt një herë në javë o do më marrësh o do të marr në telefon" i drejtohet ai gazetarëve. Në këto kushte gazetarët e Fiksit të shtirur si blerës të mundshëm i kërkojnë të dinë edhe mendimin e nënës biologjike që e mban në bark nëse është dakord me shitjen e fëmijës, ajo pohon pa hezituar." Në maternitet pasi të lindi ne nuk kemi më punë, gruaja ime as gji nuk do i japi do t'i dilni vetë për zot. Mua do më paguani 5000 euro dhe asnjë fjalë lart e poshtë. Se çfarë bëni ju pastaj është puna juaj bashkë të mos kemi më llafe" shpjegon Emre.

Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
DIGITALB DIGITALB