Para pak ditësh, emisioni investigativ Fiks Fare, denoncoi nëpërmjet dëshmive dhe kamerave të fshehta abuzimin seksual të një babai ndaj vajzës së tij, me aftësi të kufizuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit, në mes të muajit gusht 2022. Gazetarët e Fiksit pyetën babain, vëllanë dhe vetë vajzën, ku dy të fundit pranuan se ka pasur abuzim. Ndërkohë, për këtë ngjarje, inspektori i policisë Ferrik Hoxha kishte dijeni edhe për raste të tjera të abuzimit, ndërsa tha se "vajza duhet mbrojtur". Ndërkohë, pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia e Shtetit. Sipas një njoftimi, policia ka nisur vetëm hetimin disiplinor për inspektorin e policisë, Ferrik Hoxha.