Fiksi interesohet dhe mëson se autoklava ka 10 ditë që nuk punon. Ambjentet e jashtme janë plot me poltrona dentar të prishur, në një derë të hapur ka autoklava të prishura, në fund të gjithë kësaj katrahure është vendosur autoklava e re. Ambjenti i gjithë mbizotërohet nga qeset plot me mbetje spitalore. Gazetarët e Fiksit pyesin një punonjës që e gjejnë në këto ambjente por që i drejton të pyesin në drejtori. Pyetjes se kur vihet në punë zakonisht autoklava, punonjësi u shpreh se procesi fillon në ora 15:00 dhe zgjat deri në 06:00 të mengjesit. E gjitha kjo sipas tij bëhet që mos të shqetësohen studentët që procesin mësimorë e zhvillojnë në ambjentet e QSUT-së. Ndërkohë që për kamërën e Fiksit dhe nga videot që vetë studentët nisen drejt redaksisë së emisionit Fiks Fare, tregohet e kundërta.