E vetmja kompani që priti vendimin e autoriteteve ju desh të priste me ditë të tëra për përcaktimin e vendit të groposjes, duke u kthyer kështu në një vatër të rrezikshme infeksioni. Pasi pushteti vendor, Bashkia Durrës, zyrtarisht u përgjigj se nuk ka vend në Durrës për groposje, atëherë zgjidhja u gjet në Shijak. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga kryetari i bashkisë Shijak të cilën nuk e morën. Edhe pse ligji përcakton qartë kompetencën dhe pëgjegjësinë e autoriteve për monitorimin, protokollimin, dezinfektimin dhe përcaktimin e vendit të asgjësimit, autoritetet sërish nuk e morën vendimin në kohë, duke u bërë kështu shkak që kompanitë të veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe të lënë hije të forta dyshimi.