Rrota e Fiks Fare simboli i emisionit i shkoi kësaj radhe Artistes së Popullit, Tinka Kurtit me motivacionin si ndjekësja më besnike e këtij programi. Artisja hapi dyert për Fiks Fare dhe u ndje e vlerësuar me këtë çmim simbolik, pasi Fiks Fare siç u shpreh vetë ajo "e kam ndjekur që në ditën e parë të fillimit të tij e deri më sot. Nëse nuk arrijë ta shoh në darke patjetër që do ndjek ritransmetimin në mëngjes". Duke falenderuar Fiks Fare nuk harroi pa përmendur dhe penën e hollë që fshihet pas emisionit, Filip Çakulin.