Fiks Fare/ AKZM: Punimet janë të paligjshme, Kune Vain është shtetërore
18/05/2022 20:30

Pas pretendimeve të këtyre personave, gazetarët e Fiks Fare lajmërojnë Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, drejtorin e Zonës së Mbrojtur Kune Vain. Gjithashtu lajmërojmë IKMT-në dhe Policinë e Shtetit. Gazetarët bisedojnë me drejtorin e Parkut, Pjetër Toni, i cili na thotë se do të dërgojë një grup atje pasi është në një zonë tjetër. Pas disa minutash, në atë zonë vjen grupi i AKZM-së. Armando Lleshaj, specialist i AKZM-së në Lezhë thotë se zona është e gjitha e mbrojtur. "AKZM nuk ka dhënë asnjë leje për punime, për ndërtime apo edhe për sheshime" thotë Lleshaj, teksa pohon se deri më tani, askush nuk i ka shkuar për t'u marrë leje, për t'i pyetur për këto punime. Pohojnë se janë punime të paligjshme dhe se do të bashkëpunojnë me institucione të tjera për këtë çështje. Gazetarët e Fiks Fare shkojnë edhe te vendi ku po kryheshin këto punime bashkë me inspektorët e AKZM-së, teksa sërish ata thonë se e gjithë zona është e mbrojtur dhe s'kanë dijeni për ndonjë certifikatë pronësie. "S'kemi informacion për certifikatë pronësie. Edhe ky kanali është shtetëror" thotë Armando Lleshaj. Sipas tij, asnjë mjet nuk duhet të shkonte në këtë zonë, dhe pas këtij konstatimi, do të bëjnë referimet e tyre në organet shtetërore. Pas AKZM-së, në zonë shkojnë edhe inspektorët e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit. Fiks Fare kontaktoi me drejtues të Policisë së Lezhës, të cilët thanë se kanë referuar edhe dy raste të tjera në prokurori për ndërtime apo hedhje inertesh në atë zonë.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Prill 2026
10/04 21:01
Monitorime/ “ Prill – Maj…” ja varianti më i ri i shprehjes – Fiks Fare
10/04 21:00
70 dele mes banesave! Pleshta, miza dhe erë e rëndë, Fiks Fare zgjidh problemin – Fiks Fare
10/04 20:45
Rrezik te varrezat! Qiparisi i kalbur rrezikon qytetarët dhe varret, falë Fiksit pritet pema – Fiks Fare
10/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Prill 2026
09/04 21:01
Monitorime/ Fevziu dhe e ftuara habitin me rrahjet e zemrës! – Fiks Fare
09/04 21:00
“Pagë marr, por nuk më lënë të punoj”, rrëfimi i punonjëses me 42 vite kontribut – Fiks Fare
09/04 20:45
Nafta, domatja, kastraveci… gjithçka u rrit! Po çfarë nuk po ngrihet?! – Fiks Fare
09/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 8 Prill 2026
08/04 21:01
Monitorime/ Shkullaku lapsus me “Spaku”/“Plaku”: “Ta ‘ashtu’ planin” – Fiks Fare
08/04 21:00
“Plumba dhe goditje në kokë me qytë”, spitali dhe policia tentojnë të fshehin ngjarjen! – Fiks Fare
08/04 20:45
Në PD këndohet kënga: kë të qaj më parë, Lulin që ka ikur apo Saliun në garë? – Fiks Fare
08/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 7 Prill 2026
07/04 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi i kërkon falje popullatës për shprehjen “P*rdhi kali…” – Fiks Fare
07/04 21:00
80-vjeçari pret 4 muaj për analiza! ‘Shëndetësia falas’ dështon, pas datës 20 s’ka analiza!
07/04 20:45
Nga pushtimi te ‘miqtë’. Çfarë kujtojmë nga 7 Prilli? – Fiks Fare
07/04 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 6 Prill 2026
06/04 21:01
Monitorime/ Laerti ndikohet nga sirenat, moderatorja një prej tyre! – Fiks Fare
06/04 21:01
Qytetari paguan 800 euro për një dhomë gjumi që s’e morri kurrë, mobilieri zhduket! – Fiks Fare
06/04 20:45
Kina me 1 parti fluturon, Amerika me 2 po ashtu, ndërsa ne me 120 parti ngecim! – Fiks Fare
06/04 20:30