Gazetarët e Fiksit kërkojnë ndihmën e AKU-së për të bërë të mundur inspektimin e kësaj punishteje.Në aksionin e inspektimit të AKU-së në biznesin që ishte i regjistruar në emër të motrës së inspektorit të AKU-së Nertil Hadaj u konstatuan kushte të papërshtatshme higjeno sanitare ,mungesë dokumentacioni për gjurmueshmërinë e produktit dhe si prodhohet ,nga merret dhe ku përfundon . Për këtë arsye AKU thërret që në këtë biznes të ndërhyjë edhe krimi ekonomik me tatimet.Biznesi bllokohet si dhe u morë masa me gjobë në vlerën e 5 milion lekëve të vjetra. Gjatë kohës që subjekti inspektohej dhe ishte në emër të z.Hadaj ky i fundit qëndronte pak metra larg subjektit.