Në Krujë Fiksi gjen të njëjtën situatë, ku depot e ujit nuk kanë asnjë masë sigurie. Madje në njërën prej tyre edhe pse porta ishte e mbyllur, çelësin gazetarët e Fiksit e gjetën shumë kollaj, poshtë një guri në hyrje të portës. I pyetur për situatën që Fiksi gjeti në terren administratori i UKK-së pohoi se depot e ujit dhe pompat shpërndarëse ruhen vetëm gjatë natës, pasi shoqëria e ka të pamundur nga ana finaciare të sigurojë ruajtjen e tyre 24 orë në 24.