Fiksi u interesua edhe pranë Ministrisë së Bujqësisë dokumentet e të cilës firmos dhe vulos mjekja veterinere, por për këtë institucion vendosja e titullit pa e patur nuk përbën shkelje. Profesore e Asoc. Dr. Tana Kika shprehet se nuk është shkelje pasi vula nuk përdoret për përfitime vetjake. " Për mua nuk krijon asnjë problem. Nuk e quaj shkelje sepse zonja në fjalë nuk ka as kategorizimin e pagave për të përfituar pagë shtesë për një kualifikim që ajo mendon se ka ose nuk është pjesë e stafit akademik" përfundon Prof. Asoc Dr. Kika.