43 vjeçari Alban Shkalla u ankua në Fiks Fare se kishte 9 muaj në pritje për të kryer anlizën e Sintigrafisë, analizë specifike për të verifikuar përshtatshmërinë e veshkës me dhuruesin. Në shtet lenda radioaktive mungon dhe ajo mund të kryhet vetëm në privat. Por Albani e ka të pamunduar për ta kryer në privat për shkak të kushteve ekonomike që ka. Pas transmetimit në Fiks të problemit të tij , Fatjon Aliaj nga Hasi emigrant në Gjermani u vetëofrua për t'i mbuluar shpenzimet e 43 vjeçarit në privat, vetëm e vetëm për mos të pritur më.