Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës sekserin që me 6 mijë euro të bën me diplomë shteti, në çdo degë të mundshme. Kurse kundrejt 16 mijë paundëve ai të dorëzon vizën angleze në dorë. Edhe pse para dy vitesh i arrestuar për mashtrim, Enver Bregasi vazhdon të mashtrojë njerëzit me diploma kundrejt pagesës prej 6 mijë eurosh.