Fiks Fare/ 50 euro Certifikata e vaksinimit Covid, pa e bërë vaksinën
09/11/2021 20:30

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e Certifikatës së vaksinimt Covid -19, pa e kryer fare vaksinën. Çdo gjë brenda të gjithave rregullave përsa i përket hapave të ndjekur, por me përjashtim se vaksinën nuk e bën , por kundrejt 50 eurove pajisesh me certifikatë të rregullt. Elona Naço mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje bëri të mundur dhënien e një certifikate vaksinimi pa e kryer vaksinimin. Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e Fiks Fare një gazetare paraqitet tek spitali Lushnje dhe kërkon të takojë mjeken Naço. Ajo i tregon se aktualisht banon në Itali dhe kërkon të bëj vaksinën për të marr Green Pass-in që e mundëson të lëvizë pa probleme. Mjekja në oborrin e spitalit i thotë se nuk ka problem se ku banon apo se ku është e regjistruar, por po të ishte paraqitur para një dite do ta kishte vaksinuar me Pfizer, por i kishte refuzuar katër copë se nuk kishte patur kërkesa për vaksinim. Dhe meqë kjo vakzinë është në mungesë mjeka thotë se nuk e ka problem i rregullon të gjitha, vetëm se Pfizer duhet bërë në Lushnje e jo në Gradisht. "Edhe po të kisha Astra s'ka problem por as ajo nuk më ndodhet për momentin, dje i ktheva katër copë Pfizer" shprehet mjekja. Ajo i pohon gazetares së Fiksit se në ambulancë ka vetëm vaksinën kineze Coronavac. Mjekja i lë takim gazetares në ambulancën Gradisht ditën e nesërme për të kryer vaksinimin. Ditës tjetër Gazetarët e Fiksit paraqiten pranë kësaj qendre shëndetësore ku mjekja ishte në pritje, ajo i kërkon gazetares mjetin e identifikimit ID dhe merr në sistem të dhënat që i duhen. Më pas pyetjes së gazetares që a mund të marr vetëm vertifikatën pa e kryer vaksinimin, mjekja fillimisht e këshillon ta kryej vaksinimin por nuk nguron që t'i thojë se certifikatën ia jep edhe nesë nuk vaksinohet. Kundrejt 50 eurove mjekja pa bërë fare vaksinën, plotëson kartonin e vaksinimit me të dhënat e gazetares, shënon datën e vaksinimit dhe numrin e barkodit të vaksinës që gjoja kishte përdorur. Pas 30 ditësh ajo i kërkon gazetares të praqitet për dozën e dytë. Pyetjes së Fiksit nëse pasqyrohet në e-Albania doza e parë e vaksinën, mjekja pohon "Po patjetër". Ajo pret ndihmësen e saj e cila do të hedh të dhënat në sistem për tu gjeneruar më vonë online në e- Albania.

Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
DIGITALB DIGITALB