Fiks Fare/ 250 mijë lekë për pastrimin e plagës një herë në javë në Spitalin Ushtarak
12/04/2021 20:30

Trajtimin e merr në një spital publik, por paguan për çdo gjë. Aparati që i mundëson mjekimin nuk gjendet në spital, por në mënyrë private ia siguron infermierja e Spitalit të Traumës. Çdo javë i duhet një aparat i ri i cili i kushton pacientit plot 250 mijë lekë të vjetra, në muaj 1 milion lekë. Kjo është historia e një qytetari nga fshatrat e Fierit ku në nëntor të 2020 pati një aksident në të cilin humbi edhe njërën këmbë. Asokohe iu nënshtrua një ndërhyrje në Spitalin e Traumës dhe pasi iu pre këmba çdo javë paraqitet pranë këtij spitali për ta mjekuar. Këmba e tij pas operacionit trajtohet me anë të një aparati që quhet vakumterapi, i cili kushton 250 mijë lëkë të vjetra. Dhe çdo javë i duhet nga një aparat i ri duke qenë një kosto tejet e madhe për qytetarin. Në këto kushte mbesa e tij Gentjana Muça, ankohet në redaksinë e Fiks Fare për xhaxhain e saj i cili pas nje aksidenti në këmbë ju nënshtrua një operacioni. "Gjatë qëndrimit në spital na u desh të paguanim shumë lekë për trajtimin" shprehet denoncuesja. Ajo tregon se kanë paguar lekë për operacionin , mjekët, infermierët, por ajo që rëndon më shumë familjen është blerja e përjavëshme e aparatit të mjekimit të rekomanduar nga infermierja e këtij spitali. " Infermierja e quajtur Lira na ka kërkuar të blejmë një aparat të quajtur vakumterapi të cilit i ndërrohet depozita dhe garzat" shpjegon znj Muça " Infermierja na ka thënë që aparati kushton 230-250 mijë lekë çdo javë, dhe ne deri tani e kemi blerë plot 6 herë dhe nuk kemi asnjë faturë." Ajo tregon për Fiksin se pas interesimeve të shumta në lidhje me aparatin kanë mësuar se aparati nuk ndërrohet i gjithi , por mjafton t'i ndërrohen garzat dhe filtrat. Denoncuesja tregon që në total pas aksidentit që i ka ndodhur xhaxhait të saj, kanë shpenzuar diku tek 5.000 euro, për aparatin, operacionin, mjeke, infermiere e sanitare.

Berisha sfidon Ramën në 22 dhjetor “Përgjigje nga populli”! Po cili popull? – Fiks Fare
17/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Dhjetor 2025
16/12 21:01
Monitorime/ Murrizi e thotë hapur: “Njerëzit e shëndoshë… me ‘B’ të madhe!”
16/12 21:00
Rrihet brenda Kadastrës, i thyhet krahu. Nis hetimi pas denoncimit të Fiks Fare
16/12 20:45
Lapaj për Fiks Fare nga protesta: “Rama ik! Do qëndrojmë deri në limitet biologjike
16/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 15 Dhjetor 2025
15/12 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi e dinte kush do ishte Avokati i Popullit 3 muaj para zgjedhjes – Fiks Fare
15/12 21:00
12 vite në Shqipëri, pa pasaportë: Policia “humb” dosjen e shqiptarit nga Kosova – FIks Fare
15/12 20:45
Berisha i sheh të gjithë si armiq, si Enver Hoxha dikur! – Fiks Fare
15/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Dhjetor 2025
12/12 21:00
Monitorime/ Rakipi humb rrugën në Tiranë, e orienton një palestinez – Fiks Fare
12/12 21:00
Toka po çahet! Shtëpitë pranë Thumanë–Kashar në rrezik: “Na thonë dilni, por ku të shkojmë?”
12/12 20:45
Rruga drejt Bovillës e pakalueshme, turistët mahniten nga natyra, shokohen nga rruga! – Fiks Fare
12/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Dhjetor 2025
11/12 21:01
Monitorime/ Murrizi “Na ra llapa n’lesh!”. Bala: S’e ka me Lenën, e ka me Prenën! – Fiks Fare
11/12 21:00
3 muaj radhë për një pension! Posta pa fonde dhe me 1 punonjës për qindra të moshuar! – Fiks Fare
11/12 20:45
Matematika e PD-së; 140 deputetë, 206 firma për Avokatin e Popullit! – Fiks Fare
11/12 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Dhjetor 2025
10/12 21:01
Monitorime/ Burrat nuk qajnë për gratë, qajnë për… – Fiks Fare
10/12 21:00
Shkodra në panik, të miturit sulmojnë e vjedhin. Institucionet dorëzohen! – Fiks Fare
10/12 20:45
DIGITALB DIGITALB