Fiks Fare/ 250 mijë lekë aparati mjekimit, infermierja: Gjetëm më të lirin!
12/04/2021 20:30

Të pajisur me kamer familjarët shoqërojnë të sëmurin në Spitalin e Traumës për mjekimin e radhës. Në video duket qartë infermierja e cila merr 250 mijë lekë për aparatin e ri dhe kur familjarët e pyesin se kanë mësuar se aparatit i ndërrohen vetëm garzat dhe filtrat ajo e mohon duke i thënë se aparati çdo herë duhet i ri. Në këto kushte familjarët hedhin tezën se e kanë gjetur vetë aparatin dhe me një çmim të arsyeshëm. Infermierja Lira pyet për çmimin dhe kur familjarët i tregojnë se e kanë gjetur me 110 mijë lekë, ajo habitet dhe thotë " Mos keni gjetur vetëm depozitën aq?!". Ndërkohë denoncuesja i përgjigjet që të gjithë aparatin e kanë gjetur me atë çmim, infermiere Lira i thotë shumë mirë po më parë do të pyesin edhe mjekun. " Ja të konsultohemi edhe me doktor Migenin, se ne nuk kemi ndonjë interes nga aparati. Janë dy- tre veta që merren me këtë punë dhe ne i kërkuam një aparat të lirë, e bëmë për të sëmurin se ne nuk merremi me këtë punë" shprehet infermierja. Fiks Fare u interesua pranë Spitalit të Traumës nëse e dispononte apo jo këtë aparaturë. Drejtuesit e spitalit pohuan se ky spital nuk ka pasur asnjëherë një aparaturë të tillë për pacientë të hospitalizuar dhe ata që marrin shërbim ambulator. Sipas tyre, javët e fundit pas kërkesave të pavionit të Rikonstruksion Plastikës, është ngritur një grup pune për blerjen e aparaturave të quajtura " pajisje instrumentale në funksion të këmbës diabetike". Në datën 2 prill 2021 drejtori i Spitalit të Traumës , Arben Zenelaj ka urdhëruar që të ngrihet një grup pune i cili duhet të hartojë dokumentat e tenderit për blerjen e aparaturave të cilat do të përdoren nga pacientët që do të shtrohen në këtë spital.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30