Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Itali si shofer furgoni, femrat nga Rinasi me shumën e njëjtë
18/05/2021 20:30

Në redaksinë e Fiks fare mbërriti një sinjalizim se me 1200 euro shkon në Itali si shofer furgoni . Pas këtij denoncimi Fiks Fare niset drejt Durrësit për të kontaktuar me personin që kishte bërë të mundur kalimin e denoncuesit me furgon të linjës Shqipëri- Itali. Gazetarët e Fiksit kontaktojnë në telefon me personin dhe i kërkojnë që t'i ndihmojë për të shkuar në Itali. Zotëria u lë takim në terminalin e autobuzëve dhe furgonave pranë stacionit të trenit në Durrës. Në takimin e gazetarëve të Fiksit me personin ai tregohet dyshues duke u kërkuar se kush ua ka dhënë numrin dhe kush i ka adresuar tek ai, pasi siç dukej edhe nga biseda e transmetuar në emision ai ruhej. Pasi gazetarja e bindi se kishte vërtet për qëllim kalimin e të vëllait drejt Italisë, zotëria e pyet a ka patentë. Pasi merr përgjigje pozitive ai i kërkon një foto të vëllait dhe mundësisht të jetë pak i bëshëm që të ngjasojë si shofer tipik. Fillimisht ai nuk pranon të bëjë muhabet lekësh, kjo si rrjedhojë e atyre ça kishte transmetuar Fiksi disa ditë rresht, por më pas kërkon që gazetarja ditën e premte të paraqitej me vëllanë e saj po në terminal. Ai e udhëzon se vëllai duhet të jetë i veshur me një këmishë dhe një bluze me jakë V që të ngjajë si shofer, në të njëjtën kohë ai i kërkon një foto të pasaportës që t'i bëj gati dokumentet përkatëse si shofer i linjës Shqipëri- Itali. Pyetjes së gazetares nëse duhej ndonjë dokument shtesë apo tampon , zotëria i përgjigjet negativisht. Për çdo gjë do ata do të flisnin ditën kur vëllai do të nisej , madje edhe për pagesën. Gazetarja e pyet edhe njëherë se sa është shuma që duhet të paguajë për kalimin e vëllait të saj në Itali si shofer dhe zotëria i përgjigjet "Aq sa të kanë thënë ty që të rekomanduan tek mua, aq jemi". Pra në total 1200 euro dhe kalimi është shumë i sigurt . Gazetarja e Fiksit pasi merr konfirmimin për të kaluar 'vëllain', e pyet nëse ka ndonjë mundësi më pas ta kalojë edhe atë për Itali. Personi në fjalë e merr përsipër edhe këtë gjë duke pohuar se kalimin e femrave e bën nga Rinasi me avion dhe vetëm me pasaportë, edhe këtu në lojë ishte po e njëjta shifër, 1200 euro.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Mars 2026
27/03 21:01
Monitorime/ Analisti nuk përmbahet: Populli me probleme mendore! – Fiks Fare
27/03 21:00
Pamje të rënda/13-vjeçari dhunon e grabit fëmijë e pensionistë në Shkodër – Fiks Fare
27/03 20:45
Divjakë/ Pazari bosh, pensionistët në treg për bukën e gojës – Fiks Fare
27/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 26 Mars 2026
26/03 21:01
Monitorime/ Ylli Rakipi “Saliu edhe në botën tjetër do na presi si kryetar i PD-së” – Fiks Fare
26/03 21:00
Skandali i çmimeve! Fermerët: ‘Po na rrisin inputet me justifikimin e luftës në Iran – Fiks Fare
26/03 20:45
‘Do krijoja histori dashurie në BBV’, Greta Kazazi flet për përjashtimin që bëri histori! – Fiks Fare
26/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 25 Mars 2026
25/03 21:01
Monitorime/ Brikena ‘tradhtohet’ nga fustani, ja çfarë i ndodhi live! – Fiks Fare
25/03 21:00
Fëmija autik dhunohet brutalisht nga nëna. Fqinjët denoncojnë, institucionet heshtin! – Fiks Fare
25/03 20:45
Reforma në drejtësi/ Italianët e rrëzuan, ne e votuam! A po paguajmë pasojat? – Fiks Fare
25/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 24 Mars 2026
24/03 21:01
Monitorime/ Fevziu beson vetëm kur i prek gjërat me dorë – Fiks Fare
24/03 21:00
I sëmuri mendor djeg banesën, rrezikon pallatin. Institucionet “S’kemi ku ta çojmë” – Fiks Fare
24/03 20:45
‘Shqipëri, o mjer… s’të kuptova kurrë!’ Po sot, pas 100 vjetësh, a kuptohemi? – Fiks Fare
24/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 23 Mars 2026
23/03 21:01
Monitorime/ E ftuara ‘Dua të dukem bukur e zhveshur’ – Fiks Fare
23/03 21:00
‘Beteja më e bukur’! Ndryshojnë flamujt nga SHBA te Gjermania, molotovët mbeten! – Fiks Fare
23/03 20:45
Goditje politike apo dëm publik? Çfarë ndodhi realisht në protestën e PD-së? – Fiks Fare
23/03 20:30