Fiks Fare/ 100 mijë USD për zyrat që s’u rregulluan
26/04/2022 20:30

Tenderi u zhvillua në datë 14 dhjetor 2020, ku kanë marrë pjesë kompania Avduli me ofertë 7.7 milionë lekë, kompania Boshnjaku me ofertë 8.2 milionë lekë, Elda Vl nuk ka paraqitur ofertë. Ndërkohë, ka marrë pjesë edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë NEAL 86 dhe KUPA, të cilat ofruan 9 milionë lekë. Sipas një dokumenti që disponon Fiks Fare, janë s'kualifikuar 3 kompanitë e para që kanë ofruar më pak dhe është shpallur fitues oferta më e lartë. Përkatësisht bashkimi i operatorëve ekonomikë NEAL 86 dhe KUPA, që ofruar 9 milionë lekë! Në dokumente thuhej se afati për ekzekutimin ishte 2 muaj. Por, sipas pamjeve që mbërritën në redaksinë e Fiksit, rezultoi se punimet në Filialin Qendror të Postës së Korçës, ambientet e brendshme vetëm sa ishin lyer. Por, edhe boja ka filluar që të dalë. Madje, kabllot nuk janë sistemuar. Punimet e tjera janë bërë sipërfaqësore. Gazetarët e "Fiks Fare" shkuan në ambientet e këtij filiali, ku punonjësit thanë se "punimet janë bërë të dobëta". Sipas tyre, nuk janë bërë punime cilësore, madje firmën që ka kryer këto punime nuk ua sugjeruan gazetarëve. Ndërkohë, në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa foto dhe video nga filiali i Postës në Ersekë. Fasada dhe sportelet e postës nuk janë prekur me dorë, megjithëse ishin në inventarin e dokumenteve të tenderit. Ndërkohë, ka pasur disa punime sporadike në zyrat e administratës, por janë lënë në mes, megjithëse afatet kanë përfunduar 1 vit më parë. Në momentin që gazetarët e Fiks Fare u interesuan te Filiali i Postës për tenderin, marrin informacion se punonjësit në Ersekë janë urdhëruar që të lirojnë zyrat për fillimin e punimeve. Fiksi shkoi në Ersekë, ku nga vëzhgimi i rezultoi se punimet në zyrat e Ersekës ishin lënë në mes. Në ambientet e administratës ishin bërë disa punime që s'kishin përfunduar, ndërsa te sporteli s'kishte filluar ende puna. Gazetarët biseduan edhe me shefin dhe përgjegjësin e këtij filiali, të cilët pranojnë se ishin marrë në telefon për punimet. Sipas tyre, punonjësit e firmës njëherë vinin dhe njëherë iknin, pasi urdhëroheshin për punë në qytete të tjera.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 20 Mars 2026
20/03 21:00
Monitorime/ I ftuari thyen mitin “Sex-i nuk të dobëson!” – Fiks Fare
20/03 21:00
“Qaja çdo natë… e paralizuar dhe e vetme”, 80-vjeçarja më në fund sistemohet falë Fiks Fare
20/03 20:45
S’kanë treg, prodhimet i hedhin në kanal. Kriza e fermerëve në Orman-Pojan – Fiks Fare
20/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 19 Mars 2026
19/03 21:00
Monitorime/ Moderatorët që u kënaqën me njeri-tjetrin… – Fiks Fare
19/03 21:00
Rrëshqitja që po izolon banorët, rruga ‘Dervish Shaba’ drejt zhdukjes – Fiks Fare
19/03 20:45
Pse emigrojnë shqiptarët? Keqqeverisja apo për një jeta më të mirë? – Fiks Fare
19/03 20:30
Monitorime/ E denoncoi te policia, por fqinji i nxjerr mesazhin LIVE! – Fiks Fare
18/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 18 Mars 2026
18/03 21:00
Rrezikojnë jetën çdo ditë. 3 të sëmurë mendorë jetojnë në një shtëpi që po u shembet mbi kokë
18/03 20:45
PD sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri. Qytetarët tregojnë ‘pse’! – Fiks Fare
18/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 17 Mars 2026
17/03 21:00
Monitorime/ Përplasje në studio, Fevziu të ftuarve: ‘Uluni more, uluni! – Fiks Fare
17/03 21:00
“Deputetët mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat”, mln euro për 140 “baballarët e kombit”
17/03 20:45
Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadorëve,histori që përsëritet ndër vite – Fiks Fare
17/03 20:30
Monitorime/ “Ligje për atraksion turistik”, por kujdes kur tregoni bordellot – Fiks Fare
16/03 21:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 16 Mars 2026
16/03 21:00
67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza dhe për të mitur të tjerë, njëri me autizëm
16/03 20:45
Berisha e shtyu për dimër rrëzimin e qeverisë? Ja çfarë thonë qytetarët! – Fiks Fare
16/03 20:30
DIGITALB DIGITALB